Dy djem përdhunojnë vajzën, shuma që i ofruan për të mbyllur gojën
Transmetuar më 15-11-2019, 11:45

Një 19-vjeçare, viktimë e një përdhunimi në Salamis vendosi të fliste hapur për përdhunimin që iu bë para disa muajsh.

Ajo zbuloi se përdhunuesit i ofruan 2 mijë euro për të mbyllur gojën dhe më pas e rritën çmimin në 8 mijë euro. Ajo foli për emisionin "Star" duke rrëfyer se kanë kaluar muaj, por ende sheh makthe.

Në fakt, nuk i ka treguar as prindërve për këtë ngjarje që ndodhi më 14 prill 2019. Gjatë rrëfimit, vajza tha ishin disa djem, por një prej përdhunuesve u përpoq ta puthte, të cilin goditi.

"Kur unë po ulesha, ai erdhi dhe më vendosi pranga. U përpoqa ti flas ndërkohë që bërtistja me të madhe para të gjithë djemve. Ai më thoshte që të mos qaj se askush nuk do më ndihmonte", tregon 19-vjeçarja.

Njëri prej dy përdhunuesve e përplasi në mur duke i mbajtur duart dhe e goditi disa herë.

"Të tjerët nuk bënin asgjë. Nuk kisha si të ndihesha e sigurtë dhe isha shumë larg shtëpisë. Nuk i mbaj mend të gjitha gjërat, por nuk di të kem bërë ndonjë gjë të keqe që të ma bëjnë këtë mua", tha ajo me lot në sy.

Loading...
Loading...