Transmetuar më 15-11-2019, 11:27
Foto ilustruese

Trupi i një gruaje të pajetë është gjetur në një kosh plehrash në Sussexin lindor.

Gruaja u gjet në një kosh pranë një parku argëtimi në Lewes, të mërkurën rreth orës 12:30 dhe policia e trajtoi vdekjen e saj si të pashpjegueshme.

Për ngjarjen e rëndë, oficerët u njoftuan nga një kalimtar që kishte dalë për të shëtitur qenin.

Pas ekzaminimit, policia zbuloi se ajo ishte një plagë serioze në kokë dhe besojnë se trupi kishte disa javë që qëndronte në kosh, por aksush nuk e kishte vënë re.

Më vonë, u arrestua një burrë 41-vjecar, që dyshohet si vrasës.  Ai do të mbetet në paraburgim derisa Prokuroria të përfundojë hetimet.