Transmetuar më 14-11-2019, 18:16

Nxënësit e një shkolle në Kaliforni kanë përjetuar momente tmerri pasi një person hap zjarr me armë.

Disa prej nxënësve të gjimnazit Saugus në Santa Clarita, në veri të vendit, mbetën të lënduar, por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

Policia nuk ka arritur ta arrestojë autorin ndërkohë që njofton se është me prejardhje nga vendet aziatike.

Oficerët vazhdojnë ende kërkimin ndërsa të gjithë shkollat dhe banesat e zonës janë mbyllur për arsye sigurie. /k.k/noa.al/