Transmetuar më 14-11-2019, 16:27

Një ngjarja tragjike raportohet sa ka ndodhur në Rusi.

Një student 19-vjeçar vrau shokun e klasës dhe më pas veten në ambjentet e fakultetit, në një universitet rus, gjatë ditës së sotme.

Pedagogu e kishte përzënë nga klasa për sjellje të keqe, por autori i ngjarjes, Danil Zarosi u kthye me armë dhe hapi zjarr.

Ai plagosi katër shokë klase, njëri prej të cilëve vdiq në spital.

Një polic trafiku dëgjoi të shtënat dhe shkoi në vendngjarje, teksa qëlloi drejt djalit të armatosur për ta frikësuar që të dorëzojë armën dhe të dorëzohet, por ai besohet se kreu vetëvrasje në atë moment./NOA.al