Transmetuar më 14-11-2019, 12:00

Një nxënës ka hapur zjarr në një kolegj në Blagoveshchensk, të Rusisë. Pas kësaj ai i dha fund jetës me të njëjtën armë, e cila dyshohet si armë gjuetie.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Dyshohet se gjithçka ndodhi pas një konflikti me nxënës të tjerë.

I dyshuari është një 19-vjeçar, i cili hapi zjarr në mes të klasës, ku krahas dy të vrarëve, tre të tjerë mbetën të plagosur.

Më pas në gjendje shoku pas mbërritjes së policisë i dha fund jetës, ndërkohë që shkolla u evakuua. /a.y/noa.al/