Transmetuar më 14-11-2019, 11:54

Një doktor 65-vjeçar nga Italia është në arrest shtëpie dhe është pezulluar nga profesioni për gjashtë muaj.

I dyshuari Nicola Bisceglia është akuzuar për ngacmim seksual nga pesë paciente të moshave 30-40 vjeçe.

Masa e arrestit në shtëpi u lëshua nga Gjykata për 5 sulmet që dyshohet të kenë ndodhur midis viteve 2004 dhe 2019; njëra ndodhi në 2004, njëra në 2005, dy në 2017 dhe një në 2019.

Sipas prokurorisë, mjeku i dyshuar punonte në departamentin e radiologjisë në spitalin San Camillo de Lellis.

Ai i thoshte pacientëve se mund të kishin patologji serioze dhe për këtë arsye i nxiste të bënin teste diagnostike të panevojshme. Këto përfshijnë përdorimin e një sistemi me ultratinguj.

Sipas denoncimeve, mjeku i thoshte pacienteve që të zhvisheshin dhe gjatë procedurës i prekte gjoksin dhe organet e tyre gjenitale.

Mjeku 65-vjeçar është ende nën hetim pasi dyshohet të ketë raste të tjera ku shfrytëzoi postin për të ngacmuar seksualisht pacientet.