Transmetuar më 14-11-2019, 11:33

I imagjinuar si muaji më I bukur I jetës së tyre gjithçka ka përfunduar në tragjedi për çiftin e ri të martuar në Angli të cilët kishin shkuar me pushime në Sri Lanka. Ata u ndjenë keq brenda hotelit me pesë yje, ku ishin duke qëndruar në qytetin bregdetar të Galle, dhe të dy u transportuan në spital, por për fat të keq vajza nuk mundi t’ia dilte, ndërsa ai po mer kurimin në spital.

Gruaja vdiq menjëherë pasi mbërriti në dhomën e urgjencës. Sipas ekzaminimeve pas vdekjes, 31-vjeçarja Usheila Patel vdiq nga dehidratimi pasi vazhdoi të vjellë për orë të tëra. Të njëjtat simptoma prekën edhe burrin e saj, 33-vjeçari Khilan Chandaria, i cili ishte me të në dhomë dhe tani është shtruar në spital. Burri, edhe nëse zyrtarisht nuk është i akuzuar për asgjë, për momentin nuk mund të largohet nga vendi derisa të kryhen prova të tjera.

Siç na thonë gazetat britanike, gjithçka do të kishte filluar kur dy të porsamartuarit ndjejnë një erë të fortë dhe të çuditshme në dhomën e tyre. Ata menjëherë njoftuan stafin e hotelit që mobilizuan duke dërguar staf të mirëmbajtjes për të kuptuar problemin.

Kur ekipi i mirëmbajtjes u largua, çifti hëngri një sanduiç dhe disa patate të skuqura së bashku, atëherë ata filluan të ndjehen të sëmurë. Ata besuan se ishte tretja e keqe, por pastaj ethet erdhën dhe ata filluan të vjellin gjak. Vetëm në atë pikë, në mes të natës, ata kërkuan ndihmë dhe u dërguan në spital por për 31 vjeçaren ishte tepër vonë./b.l/noa.al/