Transmetuar më 14-11-2019, 09:25

Fëmijët e sëmurë të cilët ndodhen të shtruan në spital në pritje për të kryer operacione hyjnë në sallë me makina lodrash për të qetësuar frikën.

Kimberly Martinez, nga Qendra Mjekësore Doktor në Modesto, California, kishte një ide të adhurueshme për të ndihmuar në qetësimin e anktheve që sulmojnë pacientët e vegjël para operacionit.

Në DMC në vend të krevatëve tërheqëse me rrota që të shkaktojnë frikë, përdoren mini makina të drejtuara nga fëmijët.

Falë kësaj metode, fëmijët luajnë deri para se të hyjnë në sallën e operacionit.

Kjo ul në masë të madhe nivelin e stresit jo vetëm të pacientëve, por edhe të prindërve, të cilët gjithashtu shohin se fëmijët e tyre buzëqeshin dhe luajnë./b.l/noa.al/