Transmetuar më 14-11-2019, 08:20

Plot një ton kokainë është zbuluar nga policia italiane e Reggio Calabria bashkë me Guardia di Finanza dhe Europol, në portin e Gioia Tauro.

Droga e ndarë në 144 pako, ishte fshehur në një kontenier që transportonte banane, për tu zbuluar pasditen e kësaj të mërkure.

Kontenieri i nisur nga Amerika e Jugut, ishte drejtuar për në Gjermani, ndërsa vlera e lëndës narkotike mendohet rreth 250 milionë euro.

Hetimet për të zbuluar rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drioges janë në vijim.

Ndërkohë në videon më poshtë mund të gjeni pamje nga operacioni. /a.y/noa.al/