Transmetuar më 13-11-2019, 23:06

Një adoleshent në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është vrarë nga babai i tij pas një debati mbi faktin që 14-vjeçari ishte gay dhe kishte të dashur.

Giovanni Melton u qëllua me armë zjarri për vdekje nga babai i tij Wendell Melton, pasi ky i fundit nuk e duronte këtë fakt.

Policia mbërriti në banesë pasi mori një telefonatë.

Kur arritën në vendngjarje e gjetën 14-vjeçarin në gjendje kritike dhe e dërguan në spital por nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Babai i 14-vjeçarit të ndjerë, u arrestua dhe akuzohet për vrasje, abuzim me fëmijët dhe posedim të armës së zjarrit./a.k/noa.al/