Transmetuar më 13-11-2019, 19:32

Një baba ka vrarë djalin e tij pasi nuk e përballonte dot faktin se ai ishte homoseksual.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nevada të Shteteve të Bashkuara, ku pas vrasjes burri ka përfunduar në prangat e policisë.

Giovanni Melton u qëllua të enjten e kaluar nga babai i tij Wendell Melton, pas një debati mbi faktin që 14-vjeçari ishte gay dhe kishte të dashur.

“Ai e urrente faktin që djali i tij ishte homoseksual”, tha nëna e tij kujdestare Sonia Jones.

Jones tha se 53-vjeçari i kishte drejtuar edhe më parë armën djalit kur e kapi me të dashurin e tij.

Policia mbërriti në banesë pasi mori një telefonatë. Kur arritën në vendngjarje e gjetën 14-vjeçarin në gjendje kritike dhe e dërguan në spital, por humbi jetën pak më vonë. /k.k/noa.al/