Transmetuar më 13-11-2019, 19:09

Një incident i frikshëm ka ndodhur në aeroportin Sharm El Sheikh në Egjipt ku një avion mori flakë pak pasi u ul në pistë.

Në pjesën e gomës së avionit rrodhi një solucion dhe menjëherë u vunë re flakë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët dhe duke larguar pa marrë lëndime 296 pasagjerët dhe ekuipazhin.

Sipas autoriteteve, zjarri do të ishte përhapur në pjesët e tjera të avionit nëse personeli nuk do të vepronte shpejt. /k.k/noa.al/