Transmetuar më 13-11-2019, 14:56

Ai ofron para për vajzat e mitura në këmbim të një marrëdhënie seksuale me to. Një i ri 28-vjeçar u arrestua nga karabinierët në Montecorvino Pugliano, në provincën e Salerno, Itali me akuzën e prostitucionit të fëmijëve.

Hetimet zbuluan se i riu rrinte jashtë një shkolle të lartë në qytetin Salerno, ku i afrohej studenteve të reja, minore, duke u ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Shpesh, 28-vjeçari ulte gjithashtu pantallonat para vajzave dhe masturbohej.

Në një nga episodet e konfirmuara, burri do t’i ofronte 10 euro një vajze prej vetëm 12 vjetësh për të pasur një marrëdhënie seksuale me të, por denoncimi i kësaj të fundit çoi dhe në prangosjen e tij.

28-vjeçari tashmë është i njohur në polici për krime të ngjashme. Në raste të tjera ai qëndronte gjithnjë jashtë një shkolle, ndërsa brenda makinës së tij ai synonte të masturbohej. E megjithatë, edhe në të kaluarën, 28 vjeçari ishte përpjekur të joshte të miturat dhe t’i ngacmonte ato, dhe për këtë ai ishte denoncuar vetëm tani nga 12 vjeçarja.

Por këtë herë ai ka përfunduar në pranga, por para gjyaktësit ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Gjykatësi, kundër tij, urdhëroi masën “arrest shtëpiak”./b.l/noa.al/