Transmetuar më 13-11-2019, 12:50

Moti i keq ka prekur qytetin e Venecias duke shkaktuar dëme të mëdha. Gjatë natës, qendra u përmbyt nga uji, që ka arritur deri në 187 cm gjatësi.

Një person ka ndërruar jetë në Pallestrina, raporton TgCom. Ndërkohë, situata mund të mbetet në këtë gjendje deri të premten për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erës së fortë.

Një burrë 70-vjecar u godit nga një shkarkesë elektrike kur po përpiqej të pastronte ujin që i kishte puhstuar shtëpinë. Ai po manovronte pompën elektrike, kur e zuri korrenti dhe ndërroi jetë.

Disa prej vendeve më të dëmtuara janë qendra e San Markos, një Kolegj Ndërkombëtar në San Servolo, dhe një hotel.

Moti i keq shkaktoi dëme edhe në linjat telefonike. Qendra për parashikime dhe raporte nuk u përgjigjet dot të gjitha thirrjeve të qytetarëve dhe kërkon që të përhapen lajmet në rrjetet sociale dhe me gojë.