Martesa përfundon në sherr, pamjet përfundojnë në rrjet! Çifti padit hotelin
Transmetuar më 13-11-2019, 12:47

Dita më e bukur e tyre u kthye në një makth të vërtetë, pasi në mes të dasmës plasi sherri. Është kjo ajo që i ndodhi një çifti të ri, të cilët u përballën me një sherr të dhunshëm në banket, ndërkohë që pamjet e familjarëve të tyre të përgjakur përfunduan në rrjet.

Për këtë arsye çifti i sapomartuar dhe të afërmit e tyre, vendosën që të padisnin hotelin ku u mbajt banketi, Ramada Park Hall në Wolverhampton, për shkelje të privatësisë së tyre.

Gjithë ngjarja ndodhi në 12 tetor, ndërkohë që pamjet u publikuan nga personeli i hotelit. Gjithçka nisi kur një nga të ftuarit, nisën të qëllonin me grushta dhe shqelme disa të tjerë.

Katër persona përfunduan në spital, ndërsa familja e çiftit vendosi që të bënte padi ndaj hotelit me pesë yje për shkelje të privatësisë.

Gjithçka pasi morën nga hoteli një gjobë prej 85 mijë sterlinash për dëmin, gjë që i shtyu që të dilnin në protesta në rrugë.

Në pamjet që noa.al sjell më poshtë, shihen disa burra duke u goditur me grushta dhe shqelme disa të tjerë, ndërkohë që çifti përpiqet që ti ndajë, por përfshihen në sherr.

Ndërkohë dëgjohen edhe ulërimat e një burri që mundohet që ti qetësojë. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...