Transmetuar më 13-11-2019, 10:22

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në prezantimin e punës sëe saj sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë, u pyet edhe për një takim të përfolur mes saj dhe kryeministrit Edi Rama në kohën kur opozita protestonte dhe disa prej tyre degjeneruan edhe në dhunë.

Marku para KLP ka treguar se me kryeministrin Rama ka pasur disa takime. Ajo tregon se takimi i fundit në kohën e protestave të opozitës është bërë për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.

“Janë disa takime me kryeministrin, pasi ai drejton disa komisione ku unë jam pjesë. Ka një grup pune që merret me mënyrën si do përfaqësohet Shqipëria në komitetin Manival dhe kryeministri është kryetar i këtij grup pune. Është koordinimi i punës për pastrimin e parave. Pra ka pasur disa takime”, tha Marku.

Ndërsa sa i përket takimit të fundit ajo theksoi se është bërë në kohën kur opozita ishte në protesta dhe pati disa probleme, ku disa protesta degjeneruan në dhunë.

“Kjo është arsye e takimit me mua dhe disa drejtues të tjerë. Nuk ka qenë një takim raportues, pasi nuk ka një marrëdhënie të tillë mes ekzekutivit dhe prokurorisë. Ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi”./b.l/noa.al/

Marku: Prokuroria në vështirësi prej vetingut! Periudhë jo e lehtë