Transmetuar më 12-11-2019, 23:22

Përplasje të forta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re.

Forcat e shumta të policisë të cilat u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoratit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve. Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në emisionin Opinion tha se policia përdori dhunë barbare ndaj banorëve.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i akne bërë”, tha ish deputeti.

Balliu po ashtu tregoi dhe një rast të paprecedentë kur një godinë, gjysmë kishte marrë legalizim dhe gjysma tjetër ishte pa legalizim.  Sipas tij banorët kërkojnë vetëm të dëmshpërblehen dhe nuk janë kundra ndërtimit të Unazës së Re.