Transmetuar më 12-11-2019, 23:09

Romar Lyle, nga Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë dëshironte të bëhej polic.

Por gjithashtu e dinte se nuk mund ta realizonte ëndrrën e tij nëse nuk bënte disa ndryshime në jetë.

“Kam marrë diplomë në ekspertizën mjeko-ligjore dhe ishte e vështirë për të gjetur punë sepse isha 181 kg,”-tha ai.

“Nëse do doja të punoja në këtë fushë, atëherë duhet të vazhdoja të punoja shumë me shëndetin dhe palestrën,”-tha Lyle më tej.

Dhe pikërisht kjo ishte ajo që bëri. Lyle shkoi në palestër dhe nisi një dietë të shëndetshme. Kjo gjë e ndihmoi të humbiste 79 kg.

Javën e kaluar Lyle ishte një nga 19-të burrat që u bë pjesë e policisë në shërbim të komunitetit.

“Ishte një nga gjërat më sfiduese që kam bërë ndonjëherë. Por më mësoi shumë aftësi në jetë dhe mësime të vlefshme që do i mbaj mend gjithë jetën,”-u shpreh ai. “Zgjohem çdo ditë duke buzëqeshur sepse kur mendoj për të gjitha gjërat që kam bërë për të arritur deri këtu, më kujton se çdo gjë është e mundur“, u shpreh Lyle.