Transmetuar më 12-11-2019, 21:49

Profesori Ervin Goci është dëshmitari okular nga protesta e Astrit, ku u plagosën dhe shoqëruan disa persona.

Nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Goci rrëfeu orët e tmerrit, por nga ana tjetër shpjegoi edhe gjendjen emocionale aktuale të tij.

Goci tha se pas kësaj dite të tmerrshme është mirë fizikisht, por është i tronditur.

Sonila Meço: Si ndihesh tani?

Ervin Goci: Jam mirë fizikisht, por jam i tronditur. Kam bërë edhe kontrollet në spital se mos kisha ndonjë gjë, por jam shumë i tronditur.