Transmetuar më 12-11-2019, 20:41
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar kandidatët për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Ky institucion prej kohësh është jashtë funksionit, ashtu sikundër edhe Gjykata Kushtetuese.
Njoftimi i KLGJ-së:
Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:
1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;
2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;
3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator Dritan Hallunaj.