Transmetuar më 12-11-2019, 19:47

Pas rrahjes dhe gjakosjes së Anxhelës, ka reaguar Ambasada e Holandës, që mbështetet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

"Të tronditur nga ky sulmi i dhunshëm kundër një anëtari të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada e Holandës mbështet deklaratën e komisionerit, që ende nuk ka të dënuar për sulmin dhe u bën thirrje autoriteteve të zbatimit të ligjit për të marrë veprimet e duhura".

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, doli në një deklaratë për shtyp pas ngjarjes:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri.

Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.

Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore..

I tronditur nga ky sulm i dhunshëm kundër një anëtari të komunitetit transgender në Shqipëri, Ambasada e Holandës mbështet deklaratën e komisionerit për pa e jo të dënuar sulmin dhe thirrje autoriteteve të zbatimit të ligjit për të marrë veprimin e duhur.

Të gjithë duhet të jenë të lirë të jenë ata që duan dhe duan kë të duan!"

Ngjarja ndodhi sot në një manifestim të LGBTI, ku pjesëtarja e grupit transgjinor, e njohur me emrin Anxhela, dyshohet se u rrah nga disa adoleshentë./NOA.al