Transmetuar më 12-11-2019, 19:15

Prindërit që vranë dy djemtë e tyre, 13 dhe 14 vjeç, dhe u përpoqën të vrisnin të katër fëmijët, ishin motër e vëlla, por nga njëri prind.

Policia zbuloi marrëdhënien tronditëse të incestit, pasi të dy prindërit janë burgosur për jetë.

Gruaja, Sarah Barrass, pas dënimit tha që ajo më mirë do të vriste fëmijët, sesa të kujdesej për ta.

Ajo u përpoq të helmojë dy djemtë, para se t’i mbyste për vdekje.

Barrass dhe babai i fëmijëve, Brandon Machin, pas krimit të pazakontë, janë burgosur për jetë, në një ngjarje tronditëse që ndodhi në muajin maj të këtij viti, në Shefild.

Mediat britanike raportojnë se dyshja e prindërve vrasës të fëmijëve ishin vëlla e motër nga nëna dhe i kishin lindur fëmijët përmes incestit.

Fëmijët e mbijetuar, të traumatizuar, i thanë punëtorëve socialë se kishin frikë se ata do të vriteshin – dhe thanë se shpresonin që prindërit të shkonin në burg për "300 vjet".