Transmetuar më 12-11-2019, 18:10

Fadromat e IKMT-së kanë arritur që të shembin të 33 objektet në zonën e “Astirit”.

Zyrtarisht mësohet se 15 objekte kanë qenë njëkatëshe, 11 objekte dykatëshe, 6 objekte trekatëshe, dhe një objekt katërkatësh.

Aksioni nisi që prej orëve të para të mëngjesit ku nuk munguan as përpasjet fizike mes banorëve dhe policisë.

Disa prej tyre përfunduan edhe në spital. Prej mëse një viti, qytetarët në atë zonë e kundërshtuan projektin që parashikonte ndër të tjera shembjen e banesave të tyre.

Ata kërkojnë të dëmshpërblehen me vlerën e tregut, premtin që e morën nga kryedemokrati Lulzim Basha. /k.k/noa.al/