Transmetuar më 12-11-2019, 17:29

Policia gjermane ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist që do të kryhej nga tre persona.

Këta të fundit u ndaluan në kohë nga autoritetet, dhe bëhet fjalë për tre të rinj të moshës 21, 22 dhe 24 vjeç.

Ata janë një shtetas gjerman dhe dy turq.

Sipas autoriteteve gjermane, 24-vjeçari merrej me furnizimin e lëndëve eksplozive ndërkohë që blinte dhe armë zjarri në internet.

Të tre personat do të dalin përpara gjykatës për vendim. /k.k/noa.al/