Situatë e vështirë si pasojë e shirave dhe erës, shtylla dhe pemë të rrëzuara
Transmetuar më 12-11-2019, 17:19

Reshjet intensive, të cilat nisën prej mesditës së kësaj të marte, kanë krijuar probleme në disa zona të vendit.

Në lagjen 1 të Durrësit, era e fortë ka rrëzuar një palmë, ku fatmirësisht nuk është shoqëruar me të lënduar në njerëz.

Është dashur ndërhyrja e grupeve të emergjencës për të larguar pemën nga rruga.

Kjo situatë e vështirë pritet të zgjasë edhe të paktën në 48 orët në vijim.

Nga ana tjetër, probleme ka pasur edhe në qytetin e Vlorës. Bregdeti është përfshirë nga erëra të forta me drejtim jug-lindje.

Për pasojë është njoftuar se për dy ditë nuk do ketë lëvizje të trageteve në Vlorë.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos dalin në det të hapur ku forca arrin deri në 9 ballë dhe mbi 3 metra lartësi dallge.

Rruga e Llogarasë u bë e pakalueshme në mesditë për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe pemëve. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...