Transmetuar më 12-11-2019, 17:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për rreth 90 minuta zhvilloi sot një takim me ambasadorët perëndimorë, në Tiranë.

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca si  dhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ishin pasditen e stome në selinë blu, në takimin  me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Mësohet se situata politike ka qenë në fokus të takimit mes tyre, si dhe Reforma Zgjedhore. Ambasadat e vendeve perëndimore u shprehën qartë një ditë më parë, se kërkojnë ngritjen sa më të shpejt të institucioneve të reja të drejtësisë, sidoemos të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo ishte një temë tjetër diskutimi.

Palët politike janë  përplasur sërish akuzat në lidhje me procesin ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ata akuzojnë njëra-tjetrën me argumentin se anëtarët e zgjedhur për në Kushtetuese kanë  pasur ndikim politik, dhe janë favorizuar nga Rama, me qëllim që kryeministri të ketë drejtësinë nën kontroll./NOA.al