Zbulon se për 20 vite ka pasur dhëmbë brenda hundës/ Çfarë ndodhi më pas
Transmetuar më 12-11-2019, 15:07

Për 20 vite me radhë kishte pasur një dhëmbë në hundë, pa e vënë re asnjëherë. 30-vjeçari kinez Zhang Binsheng, nga qyteti i Harbin, shkoi në spital pasi prej tre muajsh e kishte hundën e mbyllur dhe nuk arrinte që ta zhbllokonte në asnjë mënyrë.

Por aty mjekët bënë zbulimin që i la të gjithë pa fjalë! Bllokimi ishte shkaktuar nga një dhëmbë të cilin i riu e kishte humbur në moshën 10-vjeçare.

Për 20 vite me radhë, trupi i huaj i ishte bllokuar në hundë, ndërsa pacienti nuk kishte pikasur asgjë. Mjekët zbuluan se dhëmbi ishte bllokuar në kanalet e hundës, si pasojë e dëmtimeve fizike që kishte pësuar.

Ndër të tjera u vu re se dhëmbi kishte vijuar që të rritej dhe kishte vënë rrënjë në hundë, një situatë aspak e zakontë. Në moshën 10-vjeçare, Zhang ishte rrëzuar nga kati i tretë i një qendre tregtare dhe kishte thyer dhëmbët, por njërin prej tyre nuk e kishte gjetur asnjëherë.

Pasi kaloi një ftohje të rëndë, ai vijoi të kishte hundën e bllokuar, çka e detyroi që të shkojë për vizitë. Kështu mjekët i nxorrën dhëmbin, të gjatë rreth një centimetër, me anë të një ndërhyrje kirurgjikale. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...