Transmetuar më 12-11-2019, 15:06

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar në Spitalin e Traumës mesditën e sotme disa nga të plagosurit e Astirit.

Të plagosurit rrëfyen dhunën që sipas tyre ka ushtruar policia duke mos kursyer as gra, fëmijë dhe të moshuar.

Gjatë fjalës së tij në pronocimin për mediat Basha deklaroi se të gjithë përgjegjësit për këtë akt barbar dhune do të mbajnë përgjegjësi një për një.

“Dua tha them fare qartë  duke dënuar me ashpërsi këtë sjellje kriminale paralajmëroj të gjithë përgjegjësit nga urdhëruesi që është Rama dhe ekzekutorët se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Dita nuk do të vonojë dhe nuk do të mungojë dita kur ata do të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbarë”, u shpreh Basha.

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtuan shembjen e banesave të tyre duke e konsideruar projektin e Unazës së Re si projekt korruptiv dhe vjedhje e hapur./b.l/noa.al/