Transmetuar më 12-11-2019, 14:10

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar për përplasjen e dhunshme që ndodhi tek Astiriditën e sotme. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai theksoi se PD ka qenë dhe u ka ardhur në mbështetje banorëve, ndërsa me ironi thekson se opozita “nuk ka autoblinda e as armë për t’u përballur me qindra e qindra forca speciale”.

“Ju kerkoj ndjesë te tjerëve, po nuk mund të mos reagoj ndaj disa bastardëve që edhe sot e kërkojnë përgjegjesinë tek opozita. Nuk po e bëj si nënkryetar partie këtë reagim po si ish-gazetar që më vjen ndot ta quaj veten koleg të tyre sot. Këta bastardë që gjithë ditën i lëpijnë prapanicën Edvinit dhe Velinës së bashkisë, pasi u çuan me nge nga krevati, hapën televizorët dhe si gjithnjë ju sulën opozitës, sot gjoja sepse nuk mbrojti “me trup” banorët e Astirit. Këta nuk shohin as korrupsionin, as dhunën e qeverisë tek Astiri, por shohin përgjegjesinë e opozitës”, shkruan Paloka.

Paloka shton se PD është parti politike jo trupë militare, duke shtuar se; “nuk ka “kompensim” që mbulon dhunën dhe terrorin ndaj grave, fëmijëve e te moshuarve që mbrojnë strehën e tyre”.

“Deputetët e opozitës shkuan atje sapo u njoftuan, po sigurisht ne nuk kishim as autoblinda e as armë për tu përballur me qindra e qindra forca speciale e jo vetëm, të mbledhura nga kjo qeveri prej të gjitha anëve. PD është parti politike jo trupë militare. Me banorët e Astirit ne kemi një marrëveshje dhe do i qëndrojmë, çdo gjë do ju kompensohet drejtësisht”, tha ai.

Në fund Paloka thekson se “nuk ka “kompensim” që mbulon dhunën dhe terrorin ndaj grave, fëmijëve e të moshuarve që mbrojnë strehën e tyre. Po të jeni të bindur që nesër do të ketë shpagim jo vetëm tek fëlliqesirat në krye të shtetit por dhe tek shërbëtorët e tyre që sot paguhen me paratë e grabitura shqiptarëve për ti shërbyer atyre që dhunojnë e grabisin shqiptarët”./b.l/noa.al/