Transmetuar më 12-11-2019, 13:54

Historia e Kiara Titos me Butrint Imerin nuk u konfirmua asnjëherë, por u komentua gjatë në faqet rozë.

Moderatorja ka rrëfyer në një emision televiziv se si e mori veten nga një lidhje që e ka lënduar, por nuk dihet nëse i referohet romancës së shumëpërfolur me këngëtarin.

"Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë", tha moderatorja në “Ftesë në 5”.

Kiara shtoi se çdo gjë i duhet lënë kohës, prandaj e kaloi ndarjen me vështirësi, por ia doli.

Ndërkohë, mbetet mister nëse Kiara i referohet Butrint Imerin, me të cilin bashkëpunoi për projektin "Hajt Hajt", ku u shfaq si modele në klip.