Transmetuar më 12-11-2019, 13:09

Kreu i Partisë De,okratike, Lulzim Basha ka vizituar të lënduarit nga përplasja në zonën e "Astriti". Për gazetarët ai tha se ky është një skenar i përgatitur nga Rama për të çuar drejt përplasjes qytetarët.

“Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrë barbare, kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopin,gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Pra janë një numër i madh banorësh. Një pjesë janë të shtuar në spital, një pjesë jo, por ne do të marrim masat për të qenë sa më pranë tyre.

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Rama. Ky është një skenar i përgatitur nga Rama dhe ka një qëllim që të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen në projektin e Unazës së Re”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se me rëndësi është që sot qytetarët ta kuptojnë që nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi, s’ka të bëjë me rrugë të re, është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale, ishte një projekt vjedhje që u denoncua nga PD.

“Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund e nuk kursen as jetën e qytetarëve, është krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve e banesave të tyre. Paralajmëroj gjithësecilin nga urdhëruesit, ekzekutorët që do mbajnë përgjegjësi para ligjit dita s’do vonojë e ju jap fjalën që s’do mungojë dita kur ata do përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare për të mbushur xhepat e tyre”, tha Basha.

Në fund Basha apeloi qytetarët të mos bien pre e skenarit të kryeministrit sipas tij, për të zhvendosur lajmin nga vjedhja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës.

“Do t’i bëj thirrje qytetarëve e çdo punonjësi të ndershëm të policisë të mos bjerë pre e skenarit që synon të zhvendosë lajmin nga vjeshja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Jeta është e çmuar dhe do bëjmë gjithcka për të mbrojtur jetën e banorëve tanë. Kemi një zotim politik me shkrim, çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD-së në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, çdo centimetër katror edhe i atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale do kompensohen me vlerën e tregut.

Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji. Opozita është e ka qënë në krah të banorëve të Astirit. ka qënë dhe është me ta, pa asnjë privilegj pa asnjë mandat. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur ligjin dhe kushtetën interesin publik, jo vetëm shtëpitë e tyre”, tha Basha, nga spitali i Traumës./b.l/noa.al/

Përplasjet te ‘Astiri’, Avokati i Popullit: Jo konflikt me qytetarët, çështja ende e pa sqaruar Balliu: PD në qeveri, do të shpërblejë cent për cent banorët e Unazës së Re Tensionet te Unaza e Re, Meta: Dhuna e papranueshme! Banorët të mos bien pre e provokimeve Përplasja te ‘Astiri’, Manjani: Asnjë mundësi mirëkuptimi, o me popullin, o me banditët Situatë shqetësuese tek “Astiri”, 7 qytetarë dhe 5 policë të plagosur