Transmetuar më 12-11-2019, 13:23

Një 33 vjeçare shqiptare, e cila shfrytëzohet për prostitucion në Gjermani bën apel për ndihmë.

Sikurse raportohet 33 vjeçarja me iniciale A.M. kërkon që të kthehet në Shqipëri.

Mësohet se e reja është nënë e një vajze dhe kërkon që të bashkohet me të, si dhe burrin e saj.

Ajo tregon se nuk ka para për t’u kthyer, sepse në xhep i ndodhen vetëm 100 euro, por ka treguar se ndodhet në një provincë në Gjermani.

Se si ka përfunduar e reja për prostitucion në Gjermani, ende nuk dihet.