Transmetuar më 12-11-2019, 12:28

Pranon para për të bërë seks me fëmijët. 33-vjeçarja Christine Callaghan, u pagua nga Dean Petley, 30 vjeç, për të kryer marrëdhënie semksuale me një vajzë 3 vjeçe, por jo vetëm, për të treguar gjithçka që bënte në Skype me video.

Gruaja pranoi katër akuza për abuzim seksual me të mitur në Isleworth Crown Court, në Angli.

Çifti u gjet pas arrestimit të një gruaje tjetër, një pedofile e dënuar me 12 vite burg. Pamjet e viktimave të vegjël, u publikuan në disa sajte pedo-pornografike, ku Christine Callaghan dhe Dean Petley, përdornin pseudonimet “Devil B **** 666” dhe “DomTabooSlut”.

Burri siç rezultoi nga hetimet i kishte propozuar gruas para, të cilën e paguante për të bërë seks me të miturit, ndërkohë që ai shikonte gjithçka në Skype.

Gruaja pohoi se arriti që të fitojë mbi 2 mijë euro, duke joshur dhe abuzuar me fëmijët në qytetin e Qipros, ku dhe jetonte prej kohësh. Policia sekuestroi kompjueterat e çiftit, duke gjetur disa pamje të abuzimit me të miturit, shkruan noa.al.

Për shumë kohë gruaja mohoi përfshirjrn, por më në fund pranoi se ka abuzuar me 9 fëmijë dhe u dënua bashkë me bashkëpunëtorin e saj me nga 8 vite burg, në vendimin e dhënë këtë të premte. /a.y/noa.al/