Transmetuar më 12-11-2019, 12:13

Një i burgosur ia ka dalë që të shpëtojë për disa minuta nga makina e policisë. Ali Hood, 31 vjeç doli nga dera e pasme kur mjeti ishte ndalur në semafor.

Arratisja e tij u bë për shkak të neglizhencës së zyrtarëve policorë, të cilët kishin harruar të mbyllin derën me çelës.

Të gjithë shoferët mbetën të habitur nga ky rast, por nuk zgjati shumë.

Me pranga në duar, ai ia mbathi për 150 metra por përfundoi sërish në prangat e policisë.

I burgosuri nuk pësoi asnjë lëndim gjatë incidentit. Momenti i hedhjes nga makina është filmuar në kamera dhe është bërë virale në rrjete sociale.