Transmetuar më 12-11-2019, 11:50

Një avion i nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Piedmont Triad, në Karolinën e Veriut përfundoi jashtë pistës së aeroportit të Chicago O’Hare.

Nga pamjet që noa.al sjell në Twitter, shihet qartësisht avioni që ndodhet në vështirësi si pasojë e dëborës në pistë.

Sipas mediave vendase fatmirësisht asnjë pasagjer nuk u plagos.

Ata arritën që të dilnin shëndoshë e mirë nga avioni, ndërkohë që përjetuan momente paniku. /a.y/noa.al/