Transmetuar më 12-11-2019, 11:04

Një burrë nga Anglia bën një jetë tërësisht ndryshe nga të tjerët. Marcus Hobbs, 31 vjeç bleu një gjarpër vogël dhe e rriti vetë derisa u bë piton më i gjatë se pesë metra.

Ai e mori zvarranikun rreth tetë vite më parë, e quajti Hexxie dhe vendosi që ta rriste duke e ushqyer me gjarpërinj, drerë të porsalindur, lepuj, derra e kafshë të tjera që ia siguronin fermerët lokalë.

Kafsha është bërë aq e madhe sa duket mund ti marrë jetën një njeriu brenda pak minutave.

Por Marcus ka vetëbesim që Hexxie nuk do e sulmojë asnjëherë, por nuk e mban afër kur vijnë djemtë e tij, katër dhe një vjeç.

"Jam shumë pasionant sa i përket gjarpërinjve dhe përpiqem ti bëj njerëzit që ti kuptojnë. Mendoj se njerëzit kanë frikë sepse mendojnë se ata do ti vrasin, por nëse sillen ashtu si unë, do e kuptojnë se gjarpërinjtë nuk të sulmojnë.

Unë nuk e nxjerr gjarprin jashtë kur fëmijët janë nëpër shtëpi. E nxjerr vetëm kur fëmijët janë në krevat ose në një dhomë të mbyllur. Nuk mendoj se është rrezik për ta, por duhet të tregohem i përgjegjshëm", tha Marcus për Dailymail.