Transmetuar më 12-11-2019, 10:45

Ditën e sotme IKMT ka ndëryrë në Astir për prishjen e banesave. Nga sa deklaron vetë inspktoriati deri më tani janë mundur të prishen 5 objekte, për projektin e Unazës se Madhe.

Deri në orën 10.00 janë prishur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar ne 2 objekte të tjera.

Përplasjet mes protesuesve dhe policisë kanë qenë të shumta, ndërsa kjo e fundit ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shmangur incidentet. Janë shoqëruar në komisariat 10 protestues, mes tyre edhe aktivisti Ervin Goci.

Nga tensionet e krijuara kanë mbetur të lënduar 5 punonjës policie, mes tyre Sali Lasha dhe 8 banorë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi pak më parë për situatën .

"Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiate", shkruan Veliaj.