Transmetuar më 12-11-2019, 10:42

I goditur nga një krizë xhelozie, e kapi për koke të fejuarën e tij dhe e futi në ujë të nxehtë.

21-vjeçari anglez Freddie McPherson, nga Kent, e dhunoi të fejuarën e tij për muaj me radhë, si dhe e ndalonte që të dilte për shkak të xhelozisë.

I kontrollonte veshjen dhe tualetin si dhe telefonin, ndërsa e rrihte vazhdimisht. Për muaj me radhë, i thoshte vajzës se duhet të vriste veten dhe se nuk shërbente për asgjë, si dhe nuk e lejonte që të kishte kontakte me jashtë.

Xhelozia e kishte kthyer në maniak, aq sa tentoi që që ta mbyste gjatë një prej zënkave. Në një moment ai i futi kokën në një tenxhere me vaj të nxehtë.

Pas muajve të tërë dhune dhe abuzimi, e dhunuara bëri denoncimin duke çuar në arrestimin e McPherson.

Në seancën e të mërkurës që lamë pas i dyshuari, u dënua me dy vite e tre muaj burg, si dhe u ndalua që ti afrohej të resë për dhjetë vite me radhë. /a.y/noa.al/