Transmetuar më 12-11-2019, 10:11

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar përplasjen te “Astiri” për të cilën thotë se ajo që po ndodh sot me banorët e Unazës së Re nuk ka asnjë mirëkuptim.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shprehet se duhet një rreshtim i qartë, "o me popullin, o me banditët që qeverisin"

“Nuk kam asnjë mundësi mirëkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre. Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: "buka e kalamajve".

Nuk mbahen kalamajtë e tu duke dhunuar kalamajtë e tjetrit! Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve”, shkruan Manjani.

Më tej ai thekson se “Kjo është koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje”./b.l/noa.al/