Transmetuar më 12-11-2019, 09:55

Vetëdorëzohet në polici Mikel (Gjovalin) Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë më 2 tetor. Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë në Zall Xhuxhë të Mirditës.

Miku i ngushtë i tij u identifikua si një nga autorët e vrasjes së Eri Zefit, i riu 34 vjeçar i cili u gjet i pajetë i hedhur pranë Rrugës së Kombit. Alia, mik i ngushtë i viktimës ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e  ndodhur për motive të gjakmarrjes.

Krimi u shënua në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit, pak pasi Alia kishte telefonuar Zefin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonin për të vjedhur një sasi kanabisi, në zonën e Zall Xhuxhës. Duke mos pasur dyshime tek miku i fëmijërisë, ai ka pranuar dhe bashkë me 40-vjeçarin, Eri Zefi u nis me makinën e tij.

Por rruga u ndërpre në mes, pikërisht në vendin ku ishte ngritur prita, për të cilën Mikel Alia ishte paguar, duke prerë në besë 34-vjeçarin.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e Eri Zefit në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një konflikti të momentit./b.l/noa.al/