Transmetuar më 12-11-2019, 09:02
Presidenti Ilir Meta ka takur homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në vijim të vizitës me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.
Ai ka publikuar një video nga takimi me Macron, bashkë me disa fjalë.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen!
Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”, shkruan Meta. /a.y/noa.al/