Transmetuar më 12-11-2019, 08:49

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshme. Por kur është fjala për temperaturën e ujit, zakonisht përdor ujë të ngrohtë apo të ftohtë për të larë dhëmbët?

Shumë dentistë janë të mendimit se temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Anne Skare, pedagoge në Institutin e Stomatologjisë Klinike, në Universitetin e Oslos, thotë se shumica e njerëzve përdorin ujë të ftohtë për forcë zakoni.

“Ne gjithmonë pimë ujë të ftohtë, sepse e konsiderojmë atë të freskët. Por e vërteta është që nuk ka rëndësi nëse për dhëmbët përdorim ujë të ngrohtë apo të ftohtë”, thotë ajo.

Prandaj mjafton që të tregoheni të kujdesshëm për dhëmbët tuaj dhe t’I lani ata vazhdimisht, pasi, i nxehtë apo i ftohtë, uji nuk paska rëndësi./b.l/noa.al/