Transmetuar më 12-11-2019, 08:00

E marta ka nisur me tensione të forta në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku protestuesit që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë përplasur me policinë.

Gjithçka pasi kjo e fundit ka dalë në mbështetje të aksionit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për lirimin e godinave që preken nga projekti.

Kjo ka bërë që protestuesit të konfrontohen fizikisht me policinë, siç mund të shihni edhe në fotografi, ndërsa ka pasur edhe persona të shtrirë përtokë, si pasojë e humbjes së ndjenjave.

Ndërsa mes protestuesve ka pasur të lënduar, nuk kanë munguar edhe shpqërmet në polici. Po ashtu për shkak të protestës ka pasur edhe bllokim të rrugës.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar ish-deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Edi Paloka si dhe ai i LSI, Endrit Braimllari. /a.y/noa.al/