Transmetuar më 11-11-2019, 20:36

I ftuar dje në emisionin “Thumb on” të Fatmës e Aulonës, ishte moderatori i suksesshëm e shumë i dashur për publikun, Blendi Fevziu. Blendi foli për librin e tij të ri “Tirana e Nonës” dhe gjatë intervistës u përlot.

“Është një libër që e kam menduar gjithë jetën, është një libër që është ngjizur bashkë me mua kur unë nuk e dija as që do merresha me letërsi, as që do shkruaja, as që do kisha pasion për historinë dhe qytetin”, u shpreh Blendi.

Kur u pyet nga Fatma se çfarë do urrente nëna nga Tirana sot, Blendi i përlotur u përgjigj:

“Nuk besoj se do urrente gjë, madje kjo ishte gjëja e parë që mendova kur lexova librin deri në fund.

Ishte një keqardhje drithëruese që ato nuk do ta lexojnë dot këtë libër, është e trishtë”.