Transmetuar më 11-11-2019, 20:16

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.

Një person është gjetur i vetëvarur në lagjen “Shënkoll”.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar me inicialet H.H., i cili u gjet i pajetë nga familjarët e tij.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup, përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/