Transmetuar më 11-11-2019, 20:00

Opozita jashtë Parlamentit vijon punën për të hartuar draftin me propozimet për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të mbledhjes së ditës së sotme, ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se opozita ka bërë propozime konkrete.

Bylykbashi theksoi se vjedhja e votave duhet të marrë fund, ndërsa i pyetur për Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë propozimit me pesë pika.

“Votimi dhe Numërimi elektronik një nga prioritet më të rëndësishme. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.

Një  nga zgjidhjet që do të na ndihmojë të luftojmë manipulimin që bëhet në qendrat e votimit, do bëjë të mundur heqjen e duarve të komisionarëve që me urdhër politik nga maxhoranca vjedhin vota. Kemi disa propozime. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme, por janë ende në diskutim

Për Reformës Zgjedhore, propozimi ynë është i qartë në tryezë me planin 5 pikësh, mazxhoranca ka vazhduar me zgjidhjen e saj. Ju e keni parë që maxhoranca nuk dëgjon nga ai vesh. Për këtë arsye ne nuk mund të qëndrojmë”, tha Bylykbashi. /k.k/noa/al/