Transmetuar më 11-11-2019, 19:18

Fotografi Alberto Korda kur realizoi fotot e bashkëpunëtorit të ri të Fidel Castro, nuk i kushtoi aq rëndësi personazhit. Iu duk thjesht interesant vështrimi i tij.

Si përfundim, as nuk mund ta besonte, se kjo foto e vitit 1960,  do të bëhej një imazh ikonë.

Pas vdekjes, 7 vjet më vonë, portreti i Che Guevara do të bëhej simbol i rebelimit dhe revolucionit për njerëzit në mbarë botën. Edhe sot është i përhapur emri i tij kudo, sidomos në Amerikën Latine. Kontradiktore, siç edhe në fakt ishte Che, pavarësisht nëse e konsideroni atë një hero apo zuzar, portreti i tij po i qëndron kohërave./NOA.al