Transmetuar më 11-11-2019, 19:03

Si duhanpirës, ju ndoshta jeni të vetëdijshëm për rrëziqet që sjell në shëndet.

Pirja e duhanit ndikon negativisht në sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe trurit, si dhe zhvillimin e sëmundjeve që kërcënojnë jetën.

Gjithsesi, konsumi i tij nuk krijon vetëm probleme të brendshme, por dhe në pamjen tuaj fizike.

Varja e syve

Përdorimi gjatë ditës i duhanit shkak çrregullimi në gjumin e natës.

Kjo vihet re ditën tjetër kur zgjodheni. Në pasqyrë do të shikoni se nën sytë e tu është krijuar një "flluskë" me ngjyrë të murrme. Diçka e cila krijohet për shkak të mungesës së nikotinës gjatë natës.

Rrudha të parakohshme

Pirja e duhanit mund të shpejtojë procesin e plakjes së lëkurës suaj, e cila kontribuon në formimin e rrudhave.

Dhëmbë të verdhë

Nikotina në tymin e cigares jo vetëm që ju ngjyros dhëmbët në të verdhë dhe kafe, por gjithashtu futet në gishta dhe thonj.

Plagët zgjasin më shumë për t’u shëruar

Shërimi i trupit nga një plagë mbështetet në oksigjenin, pasi kjo lejon riparimin dhe rindërtimin e qelizave.

Oksigjeni është themeli, kështu që pa atë trupi lufton për të reformuar. Pirja e duhanit zvogëlon sasinë e oksigjenit që hyn në zonat e prekura pasi ngushton enët e gjakut. Nëse keni nevojë për të kryer operacion ose mpirje të dhëmbit do iu duhet një kohë më e gjatë për tu rikuperuar.

Humbni nga shkëlqimi juaj

Pamja juaj e lëkurës është natyrisht një shkëlqim me kujdes të rregullt, por nëse pini duhan kjo ka tendencë të kthehet në një pamje gri dhe "të shurdhër".

Tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili zhvendos oksigjenin në lëkurën tuaj. Ai gjithashtu zë vendin e ushqyesve kryesorë që ju nevojiten përfshirë vitaminën C e cila ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e dëmtimit të lëkurës.

Plakeni më shpejt në pamjen tuaj Linjat e imta rreth gojës bëhen gjithnjë e më të dukshme për shkak të mungesës së oksigjenit, por dëmi nuk mbaron këtu.