Transmetuar më 11-11-2019, 18:46

Didier Deschamps la të kuptohet se Kylian Mbappé do të jetë në dispozicion me skuadrën e Francës për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Shqipërisë. Ndërrimi i sulmuesit të PSG të shtunën kundër Brest (1-2) la hije dyshimi. Trajneri gjithashtu ngriti shqetësim për Tanguy Ndombélé.

Sulmuesi i PSG do të udhëheqë sulmin e Francës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Moldavisë, ditën e enjte në "Stade de France", dhe ndaj Shqipërisë, të Dielën në Tiranë.

"Ishte një masë paraprake në krahasim me ndeshjen e tij me PSG. Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë për afatin e së enjtes", konfirmoi trajneri. Mbappé ka humbur katër ndeshjet e fundit të skuadrës franceze, kundër Shqipërisë (4-1), Andorra (3-0), Islandës (0-1) dhe Turqisë (1-1).

Deschamps nga lista që bëri publike, nuk mund të llogarisë Blaise Matuidi.

Nga ana tjetër kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet në Tiranë, për dy ndeshjet e mbetura kualifikuese. Mes lojtarëve të grumbulluar, bie në sy mbrojtësi dhe kapiteni Elseid Hysaj, i cili mungoi në dy ndeshjet e kaluara të Kombëtares, për shkak dëmtimi.

Kësisoj, Hysaj do të jetë ai që do të mbulojë Mbappe.

Sakaq, UEFA mësohet se e ka konfirmuar stadiumin e ri, që do të inaugurohet për ndeshjen me Francën, më 17 Nëntor. Stadiumi pritet të zyrtarizohet në 24 orët e ardhshme, ndërsa kuqezinjtë para se të maten me kampionët e Botës, do të luajnë më 14 Nëntor ndaj Andorrës./NOA.al