Transmetuar më 11-11-2019, 18:27

Janë arrestuar 12 persona në Bosnje dhe Hercegovinë, nën dyshimet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve të futbollit.

Mes tyre, arbitra dhe zyrtarë të lartë futbolli. Federata e Futbollit e Bosnjës tha se i mbështet plotësisht hetimet dhe se është gati të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundet. Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Bosnjës thuhet se të dyshuarit përballen me akuza për krim të organizuar, ryshfet dhe shpërdorim detyre.

Ata akuzohen se janë të përfshirë në “kërkimin dhe marrjen e dhuratave dhe përfitimeve të tjera” për të rregulluar rezultatin e ndeshjeve gjatë sezonit 2018-19".

Policia tha se ka arrestuar 12 persona dhe se ka bastisur pesë lokacione në operacionin e së hënës. Po ashtu janë konfiskuar telefona celularë dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në hetime./NOA.al